Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, ka publikuar projektin më të ri të tij.
“Kele” titullohet projekti i ri i reperit shqiptar, i cili rikthehet kështu fuqishëm me një projekt karizmatik.
Kënga është realizuar nga Big Bang në shtëpinë e hiteve, Redbox.
Teksti është punuar nga vet Lumi, kurse videoklipi është punuar nga Jay Veesualz.
Lumi B kështu kthehet me solo projekt pas disa bashkëpunimve.
Ai krijoi disa hite të mëdha me Ledrin, Gjikon e Dhurata Dorën.
Po ashtu, burime të Telegrafit mësojnë se Lumi ka edhe disa projekte tjera dhe bashkëpunime. /Telegrafi/