Telegrafi

Premierë: Lumi B e ka “simpati” Dhurata Dorën (Video)

Lumi B së bashku me Dhurata Dorën kanë sjellë një projekt të ri muzikor.

“Simpatia”, titullohet kënga e publikuar me videoklip. Kënga është ritmike verore dhe është punuar nga Big Bang në studion e RedBox.

Në fakt, këngëtarja është mysafire e kësaj krijimtarie muzikore, të cilën e ka konfirmuar ditë më parë Dhurata.

“Ideja për bashkëpunim erdhi nga vetë Lumi, i cili më bëri ftesë. Kur e dëgjova pastaj këngën, më pëlqeu dhe pranova me kënaqësi këtë bashkëpunim”, kishte thënë këngëtarja për Telegrafin.

Ndryshe, Dhurata është duke punuar edhe në një të re, të cilën pritet ta publikon gjatë muajve të ardhshme.

Lexo po ashtu Edona sjell remiksin e hitit të madh “Simpatia”, pikërisht në 20 vjetorin e lansimit (Audio)

Kjo këngë është një ribërje e hitit të Edona Lalloshit dhe Memli Krasniqit me të njëjtin titull. /Telegrafi/