Site icon Telegrafi

Premierë: Luar rikthehet në muzikë, publikon këngën e re “Si dje” (Video)

Këngëtarja e re Luar Arani shumë vite më parë solli këngën e suksesshme “Përgjithmonë” në bashkëpunim me Florin, këngë e cila mbeti ‘përgjithmonë’ në zemrat e publikut.

Së fundmi, ajo i është rikthyer muzikës sërish, duke publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Si dje”.

Në një bisedë për Telegrafin, Luar kishte shpalosur ekskluzivisht detajet e këtij projekti dhe të rikthimit të saj në muzikë.

Lexo po ashtu Rikthehet Luar! Këngëtarja flet për projektin e ri muzikor dhe planeve për vazhdimin e karrierës (Foto/Video)

“Këngën e re e ka punuar Donat Prelvukaj (Cricket), Vija melodike si dhe teksti janë të realizuara nga vet unë. Pas shumë vitesh pauzë, nuk ishte një vendim spontan për tu rikthyer, por i planifikuar. Bashkëpunuesit, familja dhe dashamirësit e mi kanë qenë një shtysë e vazhdueshme për t’u rikthyer. Projektet e mija të reja do të jenë të prodhuara në studion e Cricket Beats, ndërthurur me kompozimet e mija vetjake”, ka thënë Luar për Telegrafin.

Kënga është publikuar në YouTube me një klip, në të cilin këngëtarja Arani vjen më atraktive dhe joshëse se asnjëherë.

Këngëtarja Luar vjen mjaft atraktive në klipin e ri “Si dje”. (YouTube)

Për Telegrafin, ajo kishte zbuluar edhe planet për projektet e reja, që do të pasojnë vazhdimin e karrierës së saj në muzikë.

“Fillimisht do të ketë këngë ‘single’. Por si në karrierën e çdo artisti bashkëpunimet nuk do të mungojnë”, ka treguar Luar. /Telegrafi/

Exit mobile version