Telegrafi

Premierë: Luana Vjollca publikon “Je veç ti” (Video)

Këngëtarja Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Je veç ti”.

Kënga është baladë dhe trajton temën e dashurisë në çift.

Muzika është realizuar nga Cricket dhe Bled Beats, gjersa tekstin e ka shkruar artisti Yll Limani.

Videoklipi është realizuar në lokacione të ndryshme në Kosovë nga produksioni Imagine Films, teksa në të Luana vjen mjaft e freskët dhe provokuese si gjithnjë.

Luana shfaqet elegante dhe provokuese në klipin e ri “Je veç ti”.

“Je veç ti” pritet të shënojë suksesin e radhës për këngëtaren Vjollca. /Telegrafi/