Hip hop superylli, Ledri Vula, u ka bërë befasi adhuruesve të tij në fillim të vitit 2018, duke publikuar këngën e re “1 janari” në minutën e parë të datës 1 të vitit të ri.
Ledri kështu ka befasuar të gjithë me projektin e ri të publikuar, ku për muzikën janë përkujdesur Big Bang dhe producentë të tjerë në shtëpinë e hiteve RedBox.
Në instrumental ka kontribuar edhe Duja, një producent po ashtu i njohur.
Ledri shfaqet tejet artistik në këtë videoklip, duke publikuar skena interesante prej tij.
Vet reperi është përkujdesur për regjinë e klipit bashkëme Adea Kelmendin, duke sjellë kështu një konstelacion artistik të hip hopit në start të këtij klipi.
Në fund të klipit, ai parlajmëron albumin e ri të tij për vitin 2018, që do të jetë edhe prurja më e madhe muzikore e tij.
Ledri kështu fillon furishëm vitin 2018, pasi publikoi një varg projektesh në fund të vitit të kaluar.
/Telegrafi/