Telegrafi

Premierë: Lansohet “Dosti jem” nga Hekuran Krasniqi dhe Egzon Pireci

Hekuran Krasniqi dhe Egzon Pireci (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

“Dosti jem” titullohet kënga më e re e Hekuran Krasniqit, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Egzon Pirecin.

Kantautori është kujdesur vet për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge.

Ndërsa tekstin e ka shkruar këngëtari tjetër në këtë projekt, Egzon Pireci.

Pamje nga klipi (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Projekti është prodhim i Hekuranit, ndërsa në klarinetë është angazhuar Ridvan Saqipi.

Në një prononcim për Telegrafin, prizrenasi kishte treguar se xhirimet e klipit janë bërë në bjeshkët e Nerodimës.

Ndërsa pos këtij projekti, Hekurani në muajin qershor dhe korrik do të sjellë edhe katër videoklipe, dy prej të cilëve do të jenë bashkëpunime me këngëtare.

Hekurani dhe Egzoni kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, ndërsa një prej këngëve më të pëlqyera të tyre është “Prej shpirtit”. /Telegrafi/