Hip hop artisti, Getinjo, ka pubilkuar projektin e ri të tij.
Kënga titullohet “Kriminel” dhe është krijimi i ri muzikor i tij.
Pas “Mucho Dinero”, ky është projekti i ri nga Getinjo në një zhanër pak më ndryshe.
“Kriminel” është punuar nga Zzap n’Chriss në muzikë.
https://youtu.be/4A0_YxYQe4I
“I përshëndet shokët e burgut dhe ju uroj lirim sa më të shpejtë”, ka shkruar Getinjo në publikim të këngës.
Ky projekt vjen si audio me sekuenca nga të gjitha klipet e tij të fundit të cilat kanë sjellë suksesin e tij pas periudhës në burg.
Teksti flet për jetën e reperit dikur dhe vuajtjet nëpër Evropë, teksa vet reperi ka folur për eksperiencën e tij në burg.
Getinjo është një nga artistët më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare.
/Telegrafi/