Site icon Telegrafi

Premierë: Getinjo publikon projektin e ri “Helem” (Video)

Reperi Getinjo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Helem”.

Muzika është realizuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e saj e ka shkruar vet reperi.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin të dhënë ditë më parë, reperi rrëfeu edhe arsyen se pse ka vendosur të vijë me një këngë të tillë.

“Arsyeja pse kam vendosur t’ia lë emrin ‘Helem’ këngës së re, është sepse jam helm për ata që më kanë inati, nëse më pijnë vdesin (qesh)”, tha ai për Telegrafin.

Ndërkohë, kënga është shoqëruar edhe me një klip mjaft ‘të nxehtë’, i cili është punuar në Gjermani nga produksioni gjerman Simmphonie. /Telegrafi/

Exit mobile version