Telegrafi

Premierë: Genti sjell klipin që ua dedikon ‘balerinave’ (Video)

I ka kënduar “eX-it” muaj më parë, por tani po i këndon vajzave kërcimtare.

Gent Fatali ditë më parë ka folur ekskluzivisht për Telegrafin rreth projektit më të ri muzikor.

Ai sot ka publikuar këngën e re të titulluar “Balerina”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Xhirimet e klipit “Balerina” janë bërë në Shqipëri, dhe kanë përfunduar këto ditë, ndërsa kënga vjen në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria Lazy.

Genti si gjithnjë, edhe në klipin e ri është shfaqur me plot stil ndërsa brenda këtij viti pritet të sjell edhe projekte të reja. /Telegrafi/