Telegrafi

Premierë: Geasy publikon “Dashni me Raki” , një bashkëpunim ndryshe

Getoar Selimi ka publikuar projektin e ri të tij që mendohet se do të jetë goditja e kësaj vere prej liderit të Babastars.

Një projekt me temë interesante dhe pak më ndryshe, kështu vendosi të befasojë Getoar Selimi me projektin e ri.

Bashkëpuntori i tij është askush tjetër pos Flori Mumajesit, me të cilin edhe më parë kanë ditur të publikojnë hite të mëdha.

“Dashni me Raki” është xhiruar në pjesë të ndryshme, ku dominojnë skenat nga Firenca.

Geasy dhe Flori

Ndërkaq, një pjesë e klipit është xhiruar edhe në Stone Castle, bodrumin e verës në Rahovec.

Videoklipi është realizuar nga Imagine Films, në regji të Erkand Shabanit.

Ndërkaq, muzika dhe pjesa tjetër e prodhimit mban firmën e vet artistëve, të cilët janë përkujdesur për të gjitha detajet.

Për Getoar Selimin kjo është vetëm kënga e parë e kësaj vere, pasi pritet që t’i publikojë edhe dy projekte tjera që po ashtu pritet të pëlqehen nga publiku. /Telegrafi/