Telegrafi

Premierë: Fero publikon projektin e ri të tij “Mamacita” me Sparksi

Hip hop ylli i ri, Fero, ka publikuar projektin e tij të ri.

Pasi dëshmoi se “S’ka konkurrencë” me Rinën, talenten e re të hip hopit, Fero i është kthyer një tjetër bashkëpunimi.

Reperi kështu kthehet pas shumë parlajmërimeve me një projekt mjaft atraktiv dhe ritmik.

Me femra dhe me ritme verore, Fero sjellë projektin që ai e cilësoi si hitin e verës.

 

Ndryshe, reperi shpesh herë ka deklaruar se konkurrencë e konsideron vetëm veten e tij.

Shumë shpejt ai pritet që të lansojë edhe këngën “Vendi i parë” që flet po ashtu për suksesin e tij.

Kënga është realizuar nga Zzap n’Chris në studion e On Records. /Telegrafi/