Telegrafi

Premierë: Elinel sjell këngën e re “Serenata” (Video)

Reperi i njohur kosovar, Elinel, ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“Serenata” mban titullin kënga e tij e re, e cila duket të jetë një version hip hop i serenatave të famshme, që u këndohen vajzave.

Në një prononcim për Telegrafin dhënë pak ditë më parë, reperi rrëfeu ekskluzivisht detajet e këtij projekti.

“Kënga ime e re është punuar nga Cricket në anën muzikale, tekstin kuptohet e kam shkruar vet, ndërsa anën vizuale ia kam besuar produksionit Pro..Video në Shqipëri, me të cilin kam përfunduar edhe xhirimet e klipit”Ashtu siç vet edhe titulli e thotë, kjo këngë është një lloj ‘serenate’ që flet për dashurinë që i kushtohet femrës, është pak a shumë një dedikim, tipike definicioni i ‘Serenatës’”, kishte thënë Elinel për Telegrafin.

Lexo po ashtu Një "Serenatë" nga Elinel, reperi rrëfehet për projektin e tij më të ri, shumë të veçantë (Foto/Video)

Ndërkohë, klipi duket të jetë shumë interesant, dhe e sjell më të freskët dhe me ngjyra kësaj radhe reperin e njohur. /Telegrafi/