Reperi i njohur Elinel ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Funerali”.
Ditë më parë, a kishte shpalosur detajet ekskluzive të këngës së tij më të re, gjatë një bisede për Telegrafin.
“Kënga ime e re ‘Funerali’ është stil më vetvete, nuk është ndonjë projekt që mundem me e krahasu me punët e mia të më hershme, me pak fjalë është një dimension krejt tjetër”, ka thënë Elinel për Telegrafin.
Kënga dhe teksti janë punuar nga vet reperi, gjersa Askjack video kanë realizuar kripin.
I pyetur rreth pritshmërie, Elinel tha se kjo këngë nuk është njëlloj revolte, megjithatë pret reagime.
“Nuk do të thoja që është revoltë, është më shumë pasqyrë e asaj çka ndodh në skenën tonë muzikore, edhe në skenën e artit në përgjithësi”, ka thënë Elinel për Telegrafin.
Ndryshe, klipi “Funerali” është realizuar në versionin e animuar, dhe vjen me skena interesante për shikuesit. /Telegrafi/