Telegrafi

Premierë: Edona Llalloshi vjen me këngën e re “Çka m’bane” (Video)

Këngëtarja Edona Llalloshi ka sjell për publikun këngën e saj më të re “Çka mbane”.

Një këngë ritmike-verore, e solli më në formë se asnjëherë këngëtaren Llalloshi, e cila mbetet gjithmonë e pëlqyera e publikut.

Në një bisedë për Telegrafin dhënë ditë më parë, Edona ka treguar për tematikën e këngës së re, dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar.

“Këtë herë kam bashkëpunuar me Arsim Bunjakun, i cili ka bërë muzikën dhe tekstin, dhe Florent Boshnjakun, i cili është kujdesur për orkestrimin. Xhirimet e klipit i kemi realizuar në disa rrugë të vjetra në Prizren nga produksioni EMF Creative”, është shprehur Edona për Telegrafin.

Lexo po ashtu Intervistë me Edona Llalloshin rreth projektit të ri 'Çka m'bane'

Ndryshe, kjo këngë mund të shkarkohet në aplikacionin “Premier Songs”, gjersa duket se do të jetë një hit i bukur veror.

Edona, do të vazhdojë të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe projekte të reja, njërin prej të cilëve ka paralajmëruar se do ta sjell në fund të sezonit. /Telegrafi/