Këngëtarja Dua Lipa ka pak kohë që ka publikuar videoprojektin e saj më të fundit “Room for 2”, i cili është pritur mirë nga publiku, gjersa ka bërë të ditur se ky nuk është projekti i saj i fundit për këtë vit.
Ajo ka publikuar këngën më të re “No Lie” në bashkëpunim me reperin e njohur Sean Paul, të cilin dyshja e kishin paralajmëruar prej kohësh.
Kënga është ritmike dhe është publikuar vetëm në versionin audio në YouTube.
Dua ka qenë shumë aktive gjatë 2016-tës me projekte muzikore, duke rritur kështu pëlqyeshmërinë në diskografinë e saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Dj385ahFWWk