Site icon Telegrafi

Premierë: DJ Blunt dhe Real 1 vijnë me “Pare si Thaçi, pare si Rama” (Video)

Dyshja e njohur DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngë dhe klipin “Pare si Thaçi, pare si Rama”.

Kënga e re është punuar nga vet dyshja në studion e Florent Boshnjakut, gjersa për klipin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Tematika e këngës konsiston në dëshirën për të pasur para njëlloj si presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, apo kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Interesante është se brenda klipit, Blunt dhe Real 1 kanë inflirtuar dy kartëmonedha të reja brenda tij, 500 euro me figurën e Hashim Thaçi, dhe 2 mijë lekë me figurën e Edi Ramës, sigurisht një shaka e përgatitur vetëm t’iu përshtatur tematikës së projektit.

Mbetet të shihet sa do të jetë i suksesshëm ky projekt i dyshes, të cilët tashmë numërojnë hite të shumta së bashku në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version