Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë befasuar për 28 nëntor, jo me një këngë patriotike, por me një këngë mbi familjen.
Ky projekt i publikuar gjatë ditës ka befasuar të gjithë, me kuptimin që ngërthen.
“Dhurata” është dedikim mbi dhuratën për secilin çift që janë prindër.
Teksti prekës ashtu si muzika janë punuar nga Alban Skënderaj me ndihmë të Julian Feifel në Muza Production.
Klipi është punuar nga Max Production.
Miriam Cani është bërë nënë për herë të parë i vajzës që ka me Alban Skënderajn.
Çifti prej vitesh kanë një romancë të cilën e ka përjetuar i gjithë publiku me anë të këngëve të shkëlqyera romantike që ata i kanë lansuar. /Telegrafi/