Telegrafi

Premierë: Butrint Imeri sjell klipin ‘Mona Lisa’ (Video)

Butrint Imeri ka sjell projektin më të ri muzikor.

‘Mona Lisa’, titullohet kënga e re të cilën këngëtari e ka shoqëruar me videoklip.

Ai ditë më parë në një prononcim për Telegrafin kishte thënë se bëhet fjalë për një këngë misterioze ashtu sikurse piktura e famshme “Mona Lisa”.

“Projekti im i ri mban titullin “Mona Lisa”, pasi është një dedikim misterioz sikurse vet piktura “Mona Lisa” që njihet si pikturë misterioze, deri sa flet për një femër me tipare të Mona Lisës”, kishte thënë Imeri.

Theksojmë se muzikën e ka realizuar Alban Telaku, i njohur si Pluto, ndërsa tekstin e ka shkruar në bashkëpunim me Gjikon. /Telegrafi/