Telegrafi

Premierë: BimBimma dhe ErgeNR lansojnë “038”, i kushtojnë këngë kryeqytetit (Video)

BimBimma dhe ErgeNR kanë publikuar projektin e ri të titulluar “038.

Dy prej reperëve më të mirë shqiptarë publikuan projektin e ri “038” mjaft ritmik, që flet për kryeqytetin.

Kënga është regjistruar në Room6, me pamje nga Agon Nimani të regjistruara me Dron.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare (Foto/Video)

itsBimz e ka edituar videon, kurse instrumentali është punuar nga StrikeBeatz.

Për BimBimmën ky projekt nuk është i pari këtë vit, e ndoshta as i fundit.

Ai lansoi pak kohë më parë albumin “Bima”, i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Në këtë album ai ka bashkëpunime me disa këngëtarë, si Lyrical Son dhe Tuna. /Telegrafi/