BimBimma dhe ErgeNR kanë publikuar projektin e ri të titulluar “038.
Dy prej reperëve më të mirë shqiptarë publikuan projektin e ri “038” mjaft ritmik, që flet për kryeqytetin.
Kënga është regjistruar në Room6, me pamje nga Agon Nimani të regjistruara me Dron.
itsBimz e ka edituar videon, kurse instrumentali është punuar nga StrikeBeatz.
Për BimBimmën ky projekt nuk është i pari këtë vit, e ndoshta as i fundit.
Ai lansoi pak kohë më parë albumin “Bima”, i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku.
Në këtë album ai ka bashkëpunime me disa këngëtarë, si Lyrical Son dhe Tuna. /Telegrafi/