Ana Kabashi ka publikuar projektin e saj të ri e të shumëpritur.
Bukuroshja ka sjellë këngën e re të titulluar “Papi”.
Ritmike dhe me performancë interesante, këngëtarja që njihet për zërin e saj vjen tejet ekstravagante.
Klipi është punuar nga XL Films ndërsa këngëtarja shfaqet në skena të ndryshme edhe si bjondinë.
Kënga është punuar nga Nurteel, producenti i njohur për këngët ritmike që më parë ka realizuar edhe hitin “Ajo” nga Geasy dhe Majk.
Për anën ky është rikthim pas këngës së publikuar “Me Hile”.
Ndërsa, ajo është shumë e angazhuar edhe me performanca në gjithë trojet shqiptare. /Telegrafi/