Kantautori i njohur Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re “Dikur”.
Një baladë e thjeshtë e punuar bukur dhe me vargje mbresëlënëse, e karakterizon këngën e tij të re, e cila edhe pse e publikuar pa videoklip, duket të jetë një këngë që transmeton ngjyra.
“Dikur” është punuar me muzikë dhe tekst nga vetë Alban Skënderaj, gjersa orkestrimi është kryer në studion e Darko Dimitrov.
Kjo këngë është publikuar në prag të festës së Shën Valentinit, ndaj dhe trajton temën e dashurisë.
Ky projekt është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio, gjersa këngëtari nuk ka bërë të ditur nëse do ta realizojë së shpejti edhe me videoklip. /Telegrafi/