Telegrafi

Premierë: Adelina Ismaili i rikthehet muzikës me klipin e ri “T’iqja”

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili i është rikthyer muzikës, duke publikuar këngën e saj më të re “T’iqja”.

Diva e muzikës shqiptare bëri të ditur pak ditë më parë se ka vendosur t’i rikthehet muzikës me projekte të reja.

“T’iqja” është një këngë thumbuese për femrat e sponsoruara, dhe është shkurtesë e emrit “Hatixhe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Adelina Ismailit

Muzika është realizuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vet Adelina Ismaili.

Diva kësaj radhe vjen mjaft e freskët dhe e kuruar në një klip të detajuar, që i përshtatet më së miri këngës.

Adelina Ismaili në top formë në klipin e ri “T’iqja” (Foto: YouTube)

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit “Mate Films”.

Adelina jo pak herë ka shprehur realitetin në këngët e saj, dhe duket se ky ka qenë edhe qëllimi i projektit të ri, për të thumbuar shumë prej femrave të sponsoruara të cilat janë pjesë e tregut. /Telegrafi/