Telegrafi

Premierë: Adelina Berisha sjell këngën dhe klipin e ri “NA” (Video)

Këngëtarja Adelina Berisha ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “NA”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja ka treguar për punën dhe bashkëpunëtorët për këtë projekt.

“Kam punuar për këtë projekt me CricketBeats, tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa klipin e kam xhiruar në Shqipëri me MAX Production”, tha këngëtarja për Telegrafin.

Përndryshe, edhe në këtë klip ajo nuk zhgënjeu fansat e saj me paraqitjen e saj skenike, ku mahnit me performancën e saj dhe linjat trupore.

“NA”, pritet të jetë suksesi i radhës për këngëtaren Berisha, e cila gjatë verës do të sjell edhe disa këngë të reja. /Telegrafi/