Site icon Telegrafi

Premiera e sezonit të 11-të të “The Walking Dead” do të jetë në verë

Sezoni i 11-të i “The Walking Dead” njëherësh i fundit thuhet se do të shfaqë premierën në verë të këtij viti.

Drama e gjatë e AMC është bërë një fenomen i kulturës pop gjatë shumë viteve në transmetim.

Megjithëse ka pësuar ndryshime të mëdha edhe në kast, ky sezon duket të jetë po ashtu shumë i veçantë.

Një tjetër shfaqje vijuese, duke u përqendruar në personazhet e Carol dhe Daryl, është gjithashtu në rrugë, si dhe filma të përqendruar rreth Rick Grimes.

Sezoni fillimisht supozohej të përfundonte gati një vit më parë në prill të 2020, por është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga The Walking Dead

AMC transmetoi një promo të këtij sezoni duke bërë fansat kuriozë për atë që do të ndodhë më tej.

Sezoni 11 i “Walking Dead” filloi xhirimet në fillim të këtij muaji, ishte e paqartë deri më tani se kur do të transmetoheshin episodet e ardhshme. Më parë, ishte dhënë vetëm viti 2021.

Marrë parasysh sfidat e shumta me të cilat personazhet janë përballur gjatë viteve, nuk është për t’u habitur që janë të ngazëllyer për sezonin e fundit.

Shpresojmë, episodet e fundit të “The Walking Dead” të shërbejnë si një përfundim i kënaqshëm, ndërsa gjithashtu rritin entuziazmin për projektet e ardhshme që do të vijnë. /Telegrafi/

Exit mobile version