Telegrafi

Premiera e “Guxim” në ‘Cineplexx’ në Prishtinë: Një natë me filmin që guxon të ndikojë

Premiera e "Guxim" në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Kinemaja ‘Cineplexx’ e Prishtinës është bërë dje vendtakimi i një ngjarjeje të rëndësishme kinematografike – premiera e filmit “Guxim”, një projekt ambicioz i realizuar nga producenti dhe aktori i njohur, Drilon Hoxha.

Në një intervistë për Telegrafin, Driloni zbuloi se ka investuar një vit të tërë në krijimin dhe përpunimin e “Guxim”. Ai theksoi rëndësinë e kohës dhe punës së kujdesshme që është kërkuar për të arritur një produkt cilësor.

“Në fakt, për të sjellë një projekt të mirë, të merr një vit kohë. Ke projekte që mund t’i bësh më shpejt, por atëherë cilësia e filmit nuk është e njëjtë. Që të themi tamam kinema më ka marrë pothuajse një vit për çdo projekt që kam bërë”, tha Hoxha për Telegrafin.

Drilon Hoxha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I bashkëngjitur në këtë udhëtim artistik është edhe aktorja e re, Livia Lozi, e cila ka marrë rolin kryesor dhe ka treguar një performancë premtuese. Si studente e aktrimit, Lozi e përshkruan veten si tejet me fat që ka debutuar në një projekt me aktorë të respektuar nga Shqipëria dhe Kosova.

“Jam me fat që kam luajtur me aktorë të këtij kalibri dhe definitivisht do të doja një tjetër rast të ngjashëm në të ardhmen”, tha Livia Lozi për Telegrafin.

Livia Lozi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Filmi “Guxim” sjell në ekran një narrativë të tensionuar që ndjek rrugëtimin e një të riu i cili, pasi përfshihet në një marrëdhënie dashurie të komplikuar, ballafaqohet me rreziqet që vijnë nga një i njohur i fuqishëm dhe i rrezikshëm nga e shkuara e tij.

Me këtë premisë intriguese, “Guxim” premtimi të mbajë audiencën në majë të karrigeve nga fillimi deri në fund.

Livia Lozi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Premiera e “Guxim” është pa dyshim një arritje e madhe për skenën e kinemasë kosovare, duke demonstruar se vendi ka potencialin të prodhojë vepra të cilat mund të rivalizojnë në skenën ndërkombëtare të filmit. /Telegrafi/

Drilon Hoxha (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

 

Drilon Hoxha dhe Livia Lozi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

 

Livia Lozi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)