Një film biografik për këngëtarin e njohur pop britanik, Elton John, i quajtur “Rocketman”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Cannes.
Në fakt, filmi në të cilin rolin kryesor e luanTaron Egerton, premiera do të shfaqet më 16 maj në rivierën popullore franceze, njofton Sky News.
Është interesante të theksohet se “Rocketman” ishte drejtuar nga Dexter Fletcher, i cili zëvendësoi Bryan Singer si regjisor i biografisë së Freddie Mercuryt, “Rhapsody Bohemian”.
Elton John është vetë prodhues i filmit, prandaj është e sigurt të thuhet se “Rocketman” është në një farë mënyre një hibrid që kombinon elemente të biografisë dhe autobiografisë në vetvete.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ky film do të shfaqet më 24 maj dhe publiku në mbarë botën do ta shohë atë në fund të majit. /Telegrafi/