Site icon Telegrafi

PREMIER SONGS – aplikacioni si “hambar muzikor”

Ditëve të fundit është lansuar një aplikacion për iOS dhe android, i cili për dallim nga aplikacionet e shumta, e të cilat kanë të bëjnë më shumë me zymtësinë, ky në vetvete ka të bukurën, artin, muzikën.

PREMIER SONGS tashmë mund të shkarkohet nga shfrytëzuesit e telefonave të mençur kudo që jetojnë shqiptarët, e të cilët kanë një “të metë” – janë të dashuruar pas muzikës në përgjithësi.

PREMIER SONGS është aplikacion që në vetvete gjen të gjitha zhanret muzikore, antologjinë e muzikës shqiptare, por edhe këngët më premtuese premierë (që botohen për herë të parë) të këngëtarëve doajenë e të provuar shqiptarë, por edhe të këngëtarëve e muzikantëve të rinj.

Popi, roku, hip-hopi, muzika për fëmijë, popullorja, folklorikja dhe çdo zhanër tjetër i kultivuar gjendet në hapësirën e madhe të këtij aplikacioni.

PREMIER SONGS është një “hambar muzikor”, produkt i biznesit kosovaro-zviceran, të cilit i prijnë producentë dekadash të muzikës shqiptare.

Këngët e para të reja veç kanë ardhur tek publiku përmes PREMIER SONGS dhe një numër i madh artistësh janë duke punuar drejt prurjeve të reja qe do te lansohen premier përmes këtij aplikacioni.

Aplikacioni PREMIR SONGS mbështetet edhe nga operatorët telefonikë kosovarë VALA dhe IPKO.

Përmes tyre muzikdashësve u mundësohet shkarkimi dhe posedimi i këngëve që i ofron aplikacioni. Varieteti i realizuar i këngëve është në audio dhe në videospote.

Përveç qëllimit kryesor, ofrimin e këngëve të reja drejt e në pajisjen telefonike te klientët muzikorë, aplikacioni mëton që në këtë formë ta ruajë edhe të drejtën e autorit, duke pamundësuar kësisoj piraterinë muzikore, kurse në anën tjetër edhe çmimi i blerjes së këngëve është pothuajse simbolik. Kjo është një gjetje shumë e përshtatshme që kënaq si krijuesin ashtu edhe klientin, sepse kështu llogaritë janë shumë të pranueshme.

Exit mobile version