Telegrafi

Premia të mëdha për futbollistët shqiptarë në rast se mposhtin Turqinë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në kualifikimet për Euro 2020.

Kuqezinjtë do të përballen në udhëtim me Turqinë dhe fitorja do t’i mbante fuqishëm në garë për kualifikim.

Turqia është në pozitën e parë aktualisht me gjashtë pikë më shumë se Shqipëria që kërkon t’i mposhtë në Stamboll.

E për këtë sfidë djelmoshat e drejtuar nga trajneri italian Edy Reja kanë edhe premia.

Çdo fitore si vendas futbollistët e Kombëtares marrin nga pesë mijë euro si shpërblim.

Ndërkohë në rast se mposhtin Turqinë, atëherë çdo futbollist titullar do të fitojë nga gjashtë mijë euro. /Telegrafi/