Site icon Telegrafi

Prekopuca: Lista zgjedhore është reale

KSHZ sot duhet të deklarohet nëse janë dorëzuar propozimet, sepse ata dërgohen te komisionet komunale, e pastaj listat dorëzohen në komisionin qendror zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jo zyrtarisht, vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar propozim lista, por nga KSHZ nuk e konfirmojnë këtë informatë.

Në seancën e mbrëmshme të KSHZ miratohej procesverbali për dorëzimin e listës nga MPB, për shtetasit e Maqedonisë në formë elektronike, për përfaqësues në komisionet  zgjedhore komunale dhe për raportin e zgjedhësve të paraqitur në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike.

Përfaqësuesit e LSDM nuk morën pjesë në seancën e KSHZ, për të cilën gjë përmes telefonit e kanë lajmëruar kryetarin e komisionit, Çiçakovski.

Sipas nënkryetarit të KSHZ, Rexhep Prekopuca, lista zgjedhore është reale./Telegrafi/

Exit mobile version