Telegrafi

“Prekja e parë më e mirë se e Lukakut” – Roy Hodgson tentoi të ndal topin, përpjekja e tij bëhet virale

Roy Hodgson i befasoi shikuesit në Selhurst Park me tentimin për të stopuar topit, dhe normalisht nuk munguan të qeshurat edhe nga banka rezervë e tij. 

75-vjeçari është trajneri më i vjetër i Ligës Premier në histori, por tregoi se ende ka dëshirën të vejë këmbët e tij në lëvizje në një ndeshje të së shtunës në kampionatin elitar anglez.

Por, këtë herë trajneri i Crystal Palaces dështoi të tregojë klasin e tij, pasi nuk arriti të qetësojë topin.

Dhe disa ende e vlerësuan teknikën e Hodgsonit, me një përdorues të Twitterit që shkruan: “Roy Hodgson me një prekje të parë më të mirë se (Romelu) Lukaku”.

Ndërkohë, komentatori i ndeshjes Glenn Hoddle tha: “Duhet të punojë në atë prekje të parë Roy”. /Telegrafi/