Roy Hodgson i befasoi shikuesit në Selhurst Park me tentimin për të stopuar topit, dhe normalisht nuk munguan të qeshurat edhe nga banka rezervë e tij.
75-vjeçari është trajneri më i vjetër i Ligës Premier në histori, por tregoi se ende ka dëshirën të vejë këmbët e tij në lëvizje në një ndeshje të së shtunës në kampionatin elitar anglez.
Por, këtë herë trajneri i Crystal Palaces dështoi të tregojë klasin e tij, pasi nuk arriti të qetësojë topin.
Roy Hodgson still has it 😮💨 pic.twitter.com/IZlEb1Ckba
— 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 🦅 (@CPFC_GEO) April 29, 2023
Dhe disa ende e vlerësuan teknikën e Hodgsonit, me një përdorues të Twitterit që shkruan: “Roy Hodgson me një prekje të parë më të mirë se (Romelu) Lukaku”.
Ndërkohë, komentatori i ndeshjes Glenn Hoddle tha: “Duhet të punojë në atë prekje të parë Roy”. /Telegrafi/
Roy Hodgson has a better first touch than Lukaku #CRYWHU
— The Groß Turn 🇩🇪🔁 (@TheGrossTurnBHA) April 29, 2023