Site icon Telegrafi

Prekëse: Policët e Tiranës hedhin në mbeturina mallin që shiste një e moshuar (Foto)

Rastet e sekuestrimit të mallit të shitësve ambulantë në Tiranë, janë bërë të përditshme. Por, ky rast është krejt i veçantë.

Policët bashkiakë, pasi kanë debatuar me një të moshuar, e ia kanë marrë asaj mallin.

Siç duket edhe në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ.al, mallin e sekuestruar ata e kanë hedhur në një kosh mbeturinash që ndodhej aty pranë.

E moshuara e gjorë shikon me dhimbje në koshin e mbeturinave, mallin që ajo është munduar për ta shitur e për të fituar për mbijetesë.

Exit mobile version