Shanti Devi nga Kanpur i Indisë, është prekur nga një sëmundje e rrallë, që ia ka tkurrur trupin dhe e ka zvogëluar në masë të madhe.
Gruaja që ka qenë e gjatë 1.6 metra, pasi e ka lindur fëmijën e tretë ka filluar të ndjehet e pafuqishme dhe eshtrat t’i dobësohen, transmeton Telegrafi.
Për më se dy dekada ajo vuan nga dhimbjet, derisa trupi ka rënë në vetëm 60 centimetra.
“Nuk mund të ulem si duhet apo të shkoj ku të dua pa ndihmën e dikujt. Më mungojnë shumë miqtë dhe kam dëshirë të dal për të ujitur pemët”, ka thënë 60-vjeçarja.
Familjarët e saj e kanë dërguar te disa mjekë, por askush nuk ka mundur ta diagnostifikojë sëmundjen e saj misterioze, që e ka lënë të palëvizshme. /Telegrafi/