Telegrafi

Prekazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Izraelit, nuk mungojnë lojtarët nga Superliga e Kosovës

Është publikuar lista e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Izraelit.

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, ka përpiluar emëroren e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 kundër Izraelit, më 16 tetor.

Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 9 tetor në hotel “International Prishtina”.

Lexo po ashtu Kush janë djelmoshat që barazuan me Gjermaninë dhe mbajnë gjallë ëndrrën për një vend në Kampionatin Evropian

Stërvitja e parë do të mbahet në fushën “Top Football” në Mazgit, në orën 15:00.

Në listën e Prekazit nuk ka befasi, teksa nuk mungojnë as emrat e ftuar nga Superliga e Kosovës.

Më poshtë keni edhe listën e plotë të futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit. /Telegrafi/

Lista e Rafet Prekazit: