Site icon Telegrafi

Prejardhja e njeriut, tema e ditës në Big Brother: Musa beson nga majmuni, Damiano në Zot

Damiano ndërhyn në debatin mes Musës e Liridonit duke thënë se edhe ai nuk i heq syzet kur flet me banorët e tjerë në shtëpi, por kjo s’e bën atë të paedukatë.

Kaq ka mjaftuar që djemtë të ndahen në dy grupe në debat. Liridoni e Damiano nga njëra anë dhe Musa, Benard dhe Egnajt nga ana tjetër.

“Unë s’i heq syzet, nëse do të më quajë mua injorant, të paedukatë, le të më quajë. Një njeri me edukatë nuk i tregon tjetrit injorancë”, thotë ai.

“Unë kam tjetër edukatë dhe ti ke tjetër”, i përgjigjet Musa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga spektakli i njohur Big Brother Albania

“Faleminderit shumë që më quajtë injorant. Ti mendo çfarë të duash për mua, po unë nuk të vlerësoj më. Sesi i mbaj unë syzet, është problemi im”, i thotë Liridoni.

Benardi i kujton se jashtë nuk do t’i mbante ato.

“Edhe kur flas me një njeri që nuk e njoh, i heq syzet. Kur vë syzet do të thotë që je shumë i dobët dhe këtë nuk dua ta shfaqesh ti këtu”, thotë Benardi, ndërsa Egnajti mbështet qëndrimin e tij.

Exit mobile version