Telegrafi

Prej tri ditësh e bllokuar afër një shpelle në Karaburun, policia i del në ndihmë turistes italiane

Një turiste italiane është gjetur nga policia afër një shpelle në Karaburun, pas 12 orësh kërkime.

Turistja kishte mbetur në shpellë prej tri ditësh dhe e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.

Gjetja e shtetases italiane u bë në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.

Turistja italiane ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.

Dy javë më parë një tjetër turiste gjermane u shpëtua në “Kodër Kunje” në Shkodër, ku ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime fizike./Telegrafi/