Site icon Telegrafi

Prej tetorit rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike në Maqedoni

Prej muajit tetor fillon tarifa e lirë e energjisë elektrike, masë që e ka premtuar qeveria para zgjedhjeve, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët me zv.kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e Ekononisë, Kreshnik Bekteshi, Zaevi tha se energji të lirë elektrike do të ketë çdo ditë pune dhe të shtunën prej orës 14 deri 16, si dhe prej 22 deri 7 të mëngjesit, ndërsa të dielën tërë ditën energjia elektrike do të jetë me tarifën e lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E përmbushim edhe një premtim dhe do ta kthejmë tarifën e lirë të energjisë. Kjo do t’i kushtojë shtetit tetë milion euro, ndërsa këto para do të kthehen tek qytetarët, kurse më shumë do të kursejnë të varfërit”, tha Zaevi.

Sipas kryeministrit Koço Angjushev, EVN Maqedoni nuk do të merr subvencione për tarifën e lirë të energjisë.

Zaev dhe Angjushev shtuan se kjo masë nuk do të ketë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë dhe nuk do të shkurtohet me rregullativën evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version