Telegrafi

Prej të enjten linjë ajrore mes Shkupit dhe Athinës

Në aeroportin e Shkupit të enjten (1 nëntor) në orën 18:00 do të realizohet fluturimi i parë ajror mes Shkupit dhe Athinës. Nga TAV Maqedoni, që është koncesioner i aeroportit të Shkupit dhe Ohrit, njoftojnë se fluturimi do të realizohet nga “Aegean Airlines”.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar fjalim i ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, drejtorit të kompanisë ajrore greke Panos Nikolaidis dhe sekretarit të përgjithshëm për TAV Maqedoni, Alper Ersoj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në linjën e re ajrore, fluturimet do të realizohen dy herë në javë – çdo herë të martë dhe enjte.

Ky fluturim mes Athinës dhe Shkupit do të jetë i pari pas 10 viteve./Telegrafi/