Telegrafi

Prej sot, skeçet e Stupcave i gjeni vetëm në Gjirafa Video

Të gjithë përdoruesit e platformës GjirafaVideo, tanimë do të mund të argëtohen duke i parë skeçet e treshes humoristike “Stupcat” me vetëm një klik në: https://stupcatvideo.gjirafa.com/.

Lidhur me këtë bashkëpunim është bërë e ditur të Hënën e javës së kaluar, ku me një ceremoni zyrtare kanë deklaruar se do të jenë pjesë e Gjirafa Video.

I gjithë materiali i kësaj tresheje ka të gjitha të drejtat autoriale të rezervuara që u takojnë Stupcat Group, dhe çdo keqpërdorim apo kopjim i këtij materiali është i mbrojtur me ligj.

Lexo po ashtu 'Egjeli' vjen në muajin mars në gjirafa.com (Foto/Video)

Poashtu, më 2 Prill pritet që edhe të fillojë transmetimi i serialit “Egjeli” pikërisht në këtë platformë.

Në muajt në vijim priten shumë projekte të reja nga ky bashkëpunim i cili përveç që do ti disponojë adhuruesit, gjithashtu do të ketë ndikim edhe në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç edhe është cekur në deklaratën për media javën që lamë pas.