Site icon Telegrafi

Prej sot mund t’i denonconi shkeljet e së drejtës për votim

Në zyrën e Avokatit të Popullit prej sot qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800 54321, e cila do të funksionojë nga ora 8 deri në orën 16, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parregullsitë do të mund të paraqiten edhe në periudhën zgjedhore si dhe në ditën e votimit.

‘Pas denoncimeve të qytetarëve do të reagohet menjëherë, pas marrjes së thirrjes, ose mesazhit të inçizuar. Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë duke ndërmarrë masa urgjente për të vepruar në mënyrë efektive nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhore dhe institucionet e tjera të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara’, thuhet në kumtesën nga Avokati i Popullit. /Telegrafi/

Exit mobile version