Prej sot deri më 2 tetor, Kuvendi i RM-së do të jetë organizator i sesionit të 15-të vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), ku pritet të marrin pjesë delegacione nga 51 vende pjesëmarrëse në OSBE nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore, dhe vende partnere për bashkëpunim me OSBE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pjesën punuese të sesionit do të mbahet mbledhje e Komitetit të përhershëm, Konferencë parlamentare ‘Përforcim i masave për ndërtim të besimit dhe sundim të mirë në rajonin e OSBE-së’ dhe Forum mesdhetar.
Sipas paralajmërimeve, gjatë konferencës fjalim do të mbajnë ministra të Maqedonisë dhe të Turqisë si dhe përfaqësues të OSBE-së.
Sesioni vjeshtor i PS i OSBE-së do të fillojë sot në orën 10 me seancën e Forumit mesdhetar ‘Promovimi i sigurisë dhe i bashkëpunimit në Mesdhe’ ku pritet të flasë nënkryetari i Kuvendit të RM-së, Antonio Milloshoski.
Poashtu është e paraparë tryesë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBE-së në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. /Telegrafi/