Në fillim të çdo sezoni, ka lojtarë që nuk janë në plane të klubeve dhe hidhen me mënjanë nga trajnerët, sepse konsiderohen të tepër.
Këta lojtar shpesh shiten ose huazohen gjatë afatit kalimtar, por jo gjithmonë largohen.
Këtë sezon kanë qenë disa emra që kanë qenë të lidhur me lëvizje, por që kanë mbetur në ekipet që ishin dhe shumë prej tyre janë gjetur mirë.
James Rodriguez
Pasi u dha për dy vite huazim në Bayern Munich, James Rodriguez duket se e ka gjetur vetën në Real Madrid.
Ai ka qenë brenda skuadrës në shumë ndeshje me Zinedine Zidanen, pasi me cilësinë e tij e ka detyruar trajnerin francez ta fusë në lojë.
Vetëm dëmtimi dhe mungesa e tij pas lindjes së fëmijës, e kanë ndalur përparimin e tij së fundmi.
Gareth Bale
Sa për Gareth Bale, marrëdhënia e tij me Zidane dukej që u rregulla pas asaj që ndodhi në verë. Ai e kërkoi largimin, por klubi nga Santiago Bernabeu nuk arriti t’i marr paratë që i kërkonte.
Ai është dëshmuar të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos këtë sezon. Sidoqoftë, një tjetër mungesë misterioze së fundmi ka bërë që ai të kthehet sërish në temë.
Arturo Vidal
Me një mesfushë të fortë dhe të forcuar në afatin kalimtar të verës, dukej se koha e Arturo Vidal në Barcelona nuk ishte e gjatë.
Ernesto Valverde, nga ana tjetër, e pranon se lojtari sjell diçka ndryshe nga opsionet e tjera që i ka në atë pozicion.
Aftësia e tij për të arritur në zonën e penalltisë, harkimet dhe lufta për të kthyer topin e kthen si lojtar ideal dhe mund të luajë së bashku me Frenkie de Jongun dhe Arthur Melon.
Angel Correa
Argjentinasi ka qenë gjithmonë i preferuari i Diego Simeones, por ai dukej i vendosur për një kalim te AC Milan.
Transferimi nuk ndodhi pasi Atletico Madrid nuk mund të nënshkruante me Rodrigo Morenon, i cili është akoma në Mestalla.
Correa ka përfituar nga një shans i dytë dhe shpesh pjesë e formacionit të fillimit, duke ndihmuar edhe me gola të rëndësishme.
Ruben Sobrino
Valencia e solli atë në Mestalla nga Alaves në janar për konkurrencë. Atij nuk i është edhe aq mundësia që do të kishte dashur.
Sidoqoftë, me mungesën e Rodrigo dhe Kevin Gameiro, tani edhe Maxi Gomez, ai po luan dhe po shënon.
Nolito
Sulmuesi e filloi sezonin pa të ardhme në Sevilla, por tani ai është lojtar startues me Julen Lopeteguit.
Ai ka shënuar dy herë deri më tani këtë sezon dhe me siguri do të luajë më shumë në ndeshjet në vijim. /Telegrafi/