Posta e Maqedonisë prej nesër deri më 31 gusht do ti hap njësitet e saj në rrjetin postar për grumbullimin e ndihmave humanitare dedikuar për rajonet e prekura nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ndihmat në ushqim të konservuar, ushqim për fëmijë dhe pelena, mjete higjienike dhe mjete për dezinfektim, qytetarët human do të mund ti dorëzojnë në cilindo njësit postar të Postave të Maqedonisë në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Postave të Maqedonisë.
Prej atje theksojnë se shpërndarja e ndihmave të grumbulluara humanitare do të realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi