Trafiku hekurudhor Veles-Gjevgjeli prej nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të deformimeve të paraqitura në urën e betonit që ndodhet midis stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuruçani.
Siç kumtojnë nga “HM Transport”, ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e sanimit të defektit.
Ndërkohë, trenat të cilat qarkullojnë në relacionin Shkup-Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas./Telegrafi/