Telegrafi

Prej javës së ardhshme Kryqi i kuq do ti shpërndajë donacionet e grumbulluara për vendet e prekura nga vërshimet

Kryqi i kuq do të fillojë me shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara të cilët qytetarët i dhuruan përmes llogarive të veçanta dhe numrave të telefonit, ndërsa deri më tani në dispozicion ka rreth 740 mijë euro, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq Sait Saiti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai po ashtu ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa pastaj mjetet do të shpërndahen në llogaritë e familjeve të prekura.

Mjetet e grumbulluara do të shpërndahen në mënyrë lineare pasi të bëhet lista përfundimtare e personave të prekur. Këto mjete do të jenë veçmas nga donacionet të cilat i ka grumbulluar Maqedonia nga shtetet mike të cilët dërguan ndihma, si dhe veçmas nga mjetet shtetërore për dëmshpërblim ndërhyrës./Telegrafi/