Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York.
Përveç shtëpisë së familjes, ajo ka edhe një vilë luksoze në Los Angeles të Kalifornisë.
Që kur ra pandemia coronavirus, Rexha mbeti e izoluar në Los Angeles, ngase kishte shkuar atje për të regjistruar këngët e reja të albumit e saj dhe për të qenë prezentë në ceremonitë e mëdha të çmimeve, si ajo e ‘Grammy Awards 2020’.
Pas një qëndrimi disa mujor dhe e izoluar larg nga prindërit e saj, me vetëm vëllanë e saj afër, Bebe Rexha, shprehet se e ka marrë malli për qytetin e saj të lindjes.
Ajo bëri një status në rrjetin social Twitter, duke shkruar se mezi pret tëkthehet në New York dhe të takojë prindërit e saj.
“Dua të shkoj në shtëpi. Më mungon New Yorku. Nuk kam qenë prej gjashtë muajsh. Më mungon nëna ime”, shkroi 30-vjeçarja në Twitter.
I wanna go home. I miss New York. Haven’t been in 6 months. I miss my mom.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 26, 2020
Kujtojmë që gjatë periudhës sa bota ishte në izolim për shkak të COVID-19, prindërit e Bebe Rexhës ishin të sëmurë me coronavirus, por që për fat të mirë e kaluan lehtë dhe shpejtë.
Këngëtarja kishte treguar se kishte shqyrtuar çdo mundësi për t’u larguar nga Los Angelesi në New York përmes trafikut rrugor qoftë edhe duke kaluar ilegal kufirin, vetëm për të qenë pranë prindërve të saj në kohën kur ata u infektuan – por që këta të fundit ia ndaluan vajzës së tyre që ta bënte një gjë të tillë. /Telegrafi/