Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 nuk mungojnë asnjëherë.
Një i tillë së fundmi ka ndodhur edhe mes Ylli Dervishit, i njohur në publik edhe si Buci dhe Gani Gërmisë.
Gjatë debatit Ganiu u shpreh duke i thënë Yllit “ti nuk ke dalë në televizion prej 2002”.
Ndërsa, Ylli mes tjerash iu kundërpërgjigj duke i thënë se “unë në atë kohë kam fituar diçka”.
Ndërkohë, theksojmë që gjatë ditës së sotme është ndërpre transmetimi i BBVK për disa orë duke ngjallur reagime të shumta nga publiku me akuzat për transparencë.
Lidhur me këtë, moderatori i “BBVK”, Alaudin Hamiti, ka dalë publikisht për të dhënë një shpjegim mbi atë që ka ndodhur.
Sipas tij, ndërprerja e transmetimit është shkaktuar nga një defekt teknik në kompaninë e shërbimeve të internetit Artmotion, dhe jo nga ndonjë incident brenda shtëpisë siç është aluduar. /Telegrafi/