Telegrafi

“Preferoj ta shoh Napolin dhe Man City” – Mourinho merr hak ndaj Slot pas fitores

José Mourinho pas ndeshjes kishte një zënkë verbale me Arne Slot, trajnerin e Feyenoord, pasi Roma eliminoi holandezët në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Kjo erdhi pas fjalëve që Slot i kishte thënë para ndeshjes me Romën.

“Ju preferoni të shihni Napolin, por duhet të na shihni më shumë. Nëse luani kështu, më mirë shkoni në shtëpi. Ju shikonit Napolin dhe Manchester Cityn, por duhet të na shikoni ne”, iu drejtua portugezi homologut të tij holandez.

Lexo po ashtu Shfaqja e Mourinhos në Olimpico - ndeshja nuk kishte mbaruar dhe ngriti 65 mijë tifozë në këmbë me një lëvizje

Në sfond u dëgjua edhe një ironi tipike e “Special One”: “Shko në shtëpi”.

 

Kujtojmë që Arne Slot kishte deklaruar më herët se i pëlqente të shihte Napolin ose Manchester City.

“Stili i Romës garanton rezultate, por unë preferoj të shoh Manchester City-n dhe Napolin. Unë jam i sinqertë me këto që po them”, kishte deklaruar Slot. /Telegrafi/