José Mourinho pas ndeshjes kishte një zënkë verbale me Arne Slot, trajnerin e Feyenoord, pasi Roma eliminoi holandezët në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Kjo erdhi pas fjalëve që Slot i kishte thënë para ndeshjes me Romën.
“Ju preferoni të shihni Napolin, por duhet të na shihni më shumë. Nëse luani kështu, më mirë shkoni në shtëpi. Ju shikonit Napolin dhe Manchester Cityn, por duhet të na shikoni ne”, iu drejtua portugezi homologut të tij holandez.
Në sfond u dëgjua edhe një ironi tipike e “Special One”: “Shko në shtëpi”.
Wtf is dit voor gedrag man☠️
Mourinho spoort echt totaal niet pic.twitter.com/dD4GZMYCiU
— WSL_GFX (@WSL_GFX) April 21, 2023
Kujtojmë që Arne Slot kishte deklaruar më herët se i pëlqente të shihte Napolin ose Manchester City.
“Stili i Romës garanton rezultate, por unë preferoj të shoh Manchester City-n dhe Napolin. Unë jam i sinqertë me këto që po them”, kishte deklaruar Slot. /Telegrafi/